“Kam qenë 21 ditë në gjendje kome” Bujar Qamili nuk e paska kaluar aspak lehtë Koronavirusin

Në dhjetor të vitit që lamë pas, në shtypin rozë u përhapën fjalë se ylli i muzikës popullore, Bujar Qamili, ishte infektuar me Koronavirus dhe ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Artisti i i njohur i mohoi fillimisht këta zëra, por ja që paskësh qenë e vërtetë dhe tani ai ka ndarë betejën e tij të vështirë me virusin e rrezikshëm. Në një lidhje me Skype në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, këngëtari shkodran u shpreh se në fillim kishte lodhje të tmerrshme dhe temperaturë të lartë, por më pas gjendja e tij u përkeqësua dhe ra në gjendje kome për 21 ditë.

“U nisa për në Tiranë dhe bëra provat. Këndova dhe të nesërmen e u nisa përsëri për në Itali. Në momentin që kam ardhur ka filluar një temperaturë dhe lodhje trupi, kur nuk e kisha parë ndonjëherë një lodhje të atillë. Megjithatë djali më thotë “Bab duhet të shkosh në spital”. Shkova dhe më thanë që kam fituar virusin, pas 3-4 ditësh filloi rritja e temperaturës deri në 39, një lodhje e tmerrshme.

Pastaj nuk mbaj mend gjë, por më thonë se më kanë ulur poshtë tek reaminacioni. Kam qëndruar rreth 21 ditë në gjendje kome. As nuk kam marrë vesh gjë, veçse kur më ka dalë pas tërë atyre ditëve, erdhi djali me më parë dhe i thashë “Ku jam, çfarë është bërë?”. Bab tha nuk ka ndodhur asnjë gjë, pak pa qejf, por ka kaluar ndërsa sot më thotë që me të tregu se çfarë ke hequr më mirë me i thanë vdekjes më merr sesa me jetu ashtu.”, u shpreh Qamili.

Be the first to comment on "“Kam qenë 21 ditë në gjendje kome” Bujar Qamili nuk e paska kaluar aspak lehtë Koronavirusin"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*