Kishte tre vajza dhe priste vetëm një fëmijë/ Historia e gruas nga Peshkopia që u bë me trinjakë…


Dorina Dardeshi nga Peshkopia është tashmë nënë e gjashtë fëmijëve dhe tregon emocionet e trinjakëve.

Enveri, Enriku dhe Ersa janë trinjakët e lindur në 20 janar. Nëna e fëmijëve, në një intervistë për “Shqipëria live” tregon si e priti lajmin se do të presë jo një por tre foshnje.

“Në fiilim u tremba pak, por dhe u gëzova shumë. Është sfidë e madhe, më ndihmon dhe goca që është 14 vjeçe”.

E pyetur si i dallon bebet, ajo thotë se nuk janë identik, janë të dallueshëm Dorina, po ashtu tregon dhe vështirësitë e të pasurit shumë fëmijë, ndërkohë që është e papunë.

“Unë jam e papunë, edhe burri papunë, punon disa herë me sezone, në Greqi. Marrim vetëm 64 mijë lekë ndihmë ekonomike. Përveç bonusit për tre fëmijët, nuk kam asnjë ndihmë tjetër”.

Be the first to comment on "Kishte tre vajza dhe priste vetëm një fëmijë/ Historia e gruas nga Peshkopia që u bë me trinjakë…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*