Lajm i bukur! Po përflitet se Orinda Huta mund të jetë shtatzënë, ajo dhe i shoqi ishin munduar shumë…


Turjan Hysko dhe Orinda Huta ndajnë shpesh foto të ëmbla me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

Se fundmi, me nje foto duke shijuar boren, moderatorja shkroi: “Shtëpi, e bekuar”, teksa çifti pozuan të përqafuar, duke i mbajtur të dy duart tek barku i Orinda Hutës.

Dhe ky detaj duket se i ka shpëtuar të gjithëve, pasi duket si një shenjë nga ana e tyre se janë në pritje të ëmbël.

Dyshimet u nxitën edhe nga dy mikeshat e tyre, Marcela Lati dhe Xhemi Shehu, të cilat kanë lënë në koment nga tre zemra, nga një për secilin prej tyre. Marcela Lati, një prej tre zemrave në koment e ka rozë, gjë që nxit dyshime se foshnja është vajzë, nëse me të vërtetë Orinda Huta është në pritje të ëmbël.

“Edhe unë tre zemra them që janë ❤️❤️❤️”- shkroi një ndjekëse e moderatores, krahas komentit të Xhemi Shehut.

Ndërsa një tjetër shkroi: “Uroj që të jeni tre!”. Po ashtu në një foto të publikuar sot nga Orinda Huta në rrjetet sociale mund të vihet re që barku i saj është pak i rrumbullakosur, duke pasur parasysh që ka një trup të tonifikuar.

Çifti ende nuk ka reaguar ndaj thashethemeve për një shtatzëni të mundshme të moderatores. Një detaj tjetër që vihet re është se në fotot e fundit të saj ka pozuar me veshje të gjera.

Be the first to comment on "Lajm i bukur! Po përflitet se Orinda Huta mund të jetë shtatzënë, ajo dhe i shoqi ishin munduar shumë…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*