Largon Toksinat Dhe Rigjeneron Mëlçinë, Ja Cila Është Pija Që Konsiderohet Eliksir I Shëndetit

Largon toksinat dhe rigjeneron mëlçinë, ja cila është pija që konsiderohet eliksir i shëndetit

Largon toksinat dhe rigjeneron mëlçinë, ja cila është pija që konsiderohet eliksir i shëndetit

Ushqyerja e shëndetshme trumbetohet shpesh nga doktorët dhe ekspertët, për të pasur një jetesë të mirë dhe të gjatë. Janë të shumta produktet që rekomandohen për një regjim të rregull ushqimor, por evidentohen edhe ato që duhen shmangur.

Në listën e gjatë të ushqimeve dhe pijeve të mira është vlerësuar njëra që është konsideruar si eliksir i shëndetit, pasi largon toksinat nga trupi dhe rigjeneron mëlçinë.

Bëhet fjalë për hirrën, e cila përftohet nga qumështi i lopës pas përpunimit të djathit. Është e pasur me minerale, vitamina, aminoacide, proteina të cilat janë të shëndetshme për organizmin.

Një litër hirrë përmban 360 kalori, gjysma e asaj që gjendet te 1 litër qumësht i papërpunuar. Mineralet e saj mbrojnë qelizat dhe luftojnë tensionin e lartë, sulmin në tru dhe infarktin.

Gjithashtu, proteinat e hirrës ndikojnë në parandalimin e osteoporozës, rregullojnë kolesterinën, ndalojnë formimin e gurëzave në dhëmbë, rrisin masën e muskujve, forcojnë imunitetin dhe më e rëndësishmja, rigjenerojnë mëlçinë.

Be the first to comment on "Largon Toksinat Dhe Rigjeneron Mëlçinë, Ja Cila Është Pija Që Konsiderohet Eliksir I Shëndetit"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*