“Marku vdes për mua”- Nga zënkat, unaza me të cilën e propozoi deri tek planet për fëmijë, Rudina Dembacaj iu përgjigj të gjitha pyetjeve nga ndjekësit

Vetëm një orë kohë! Kështu e nisi bashkëbisedimin me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram Rudina Dembacaj

Prandaj, pyetjet për moderatoren dhe aktoren e humorit kanë nisur menjëherë.

Ndër ato të parat që iu bënë ishte:
“Çfarë pëlqen më shumë Marku te ty?”

Rudina iu përgjigj me sinqeritet duke shtuar edhe pak doza humori:

“Nuk e di. Mendoj se pëlqen shumë faktin që jam e drejtpërdrejtë! Gjithashtu se përshtatem me çdo ambient.
Nuk e di, ai ‘vdes’ për mua”.

Sigurisht që pyetjet në lidhje me martesën e saj e me marrëdhënien që ka me Mark Markun nuk mund të përfundonin me kaq!

Një ndjekëse i ka shkruar “jeni pak çift ‘crazy’”, e në lidhje me këtë Rudina komentoi: “unë jam pak më shumë!”.

Ndërsa nga dhuratat, si më të bukurën, aktorja veçoi unazën e propozimit, e cila sipas saj “ka kuptim dhe kujtim shumë të bukur”.

Be the first to comment on "“Marku vdes për mua”- Nga zënkat, unaza me të cilën e propozoi deri tek planet për fëmijë, Rudina Dembacaj iu përgjigj të gjitha pyetjeve nga ndjekësit"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*