“Mashtrime, s’më ke dhënë asnjë kacidhe”, plas sherri për filmin e Ermal Mamaqit!

Duket se saga e debateve të filmave shqiptarë të cilët kohët e fundit janë rikthyer fuqishëm, të paktën nga prodhimtaria e lajmeve që nxisin, do të vazhdojë. (Për pak kemi premierën e filmit të Drilon Hoxhës).

Sa për update-im: Genti Lako ka qenë kompozitori i një prej kolonave zanore të “2 gisht mjaltë”, një film nga Ermal Mamaqi, kompozime të cilat i ka kënduar Orgesa Zaimi.

Por çfarë ka ndodhur? Genti Lako ka bërë një status në Facebook ku akuzon Ermal Mamaqin dhe Orgesa Zaimin për mos njohjen e autorësisë teksa Ermali ka qenë i ftuar në “Soiire”, ku edhe Orgesa është pjesë e emisionit si këngëtare, pasi sipas tij nuk ishte përmendur si autor i kompozimit.

“Muziken 42 track te filmit 2 Gisht Mjalt e ka bo kjo kocka ktu. Po te ishte te pakten 2 gisht burr do me falenderonte. Orgesa Zaimi Ermal Mamaqi. Un ju kom bo hasha . E more vesh Orgesa”- shkruan kompozitori (statusi i pa edituar).

Orgesa, e cila edhe është “tag-uar” nga kompozitori nuk ia lënë me kaq por i është kundë-përgjigjur, duke postuat në koment edhe videon kuuuuu në të vërtetë, Genti është falenderuar:

“Une mendoj qe je njeriu me jo njeri qe ekziston ne kte dynja dhe meqe e bere keshtu Genti Lako e para degjo mire se ke dhe “vesh” dhe e dyta me premtove qe do beja video klip e sa e sa mashtrime te tjera per kte film qe sme ke dhene asnje kacidhe… Ermali te pakten e vlereson kontributin tim kurse ti 0 big mouth”- shkruan Orgesa (me fakte, audio dhe video).

Siç thotë edhe një shoku im, në çfarë kohërash po jetojmë….

Be the first to comment on "“Mashtrime, s’më ke dhënë asnjë kacidhe”, plas sherri për filmin e Ermal Mamaqit!"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*