Mbani lotët/ 16-vjeçarja ka 5 muaj që ka ikur nga shtëpia, rrëqeth babai: Kishte lidhje me një burrë 58 vjeç, jam në merak çfarë i ka ndodhur


Kanë kaluar pesë muaj që kur Eva Zandbergen, 16 vjeçe u largua dhe nuk la asnjë gjurmë pas. Ajo nuk kishte asgjë me vete as telefon dhe as para. Babai i saj ka thënë për median gjermane ”Bild”:

Jam shumë i shqetësuar se diçka i ka ndodhur vajzës sime.”

Ajo u largua në gusht të vitit 2020. Më tej babai i saj ka treguar se në moshën 14 vjeçare Eva kishte takuar një burrë 58 vjeç në atë kohë dhe ai kishte nisur edhe t’i bënte dhurata shumë të shtrenjta, madje edhe mund të ketë pasur marrë dhënie me të.

Tre muaj para se Eva të largohej, babai dhe nëna kishin pasur një zënkë me të dhe i kishin thënë që mos ta takonte më. Ata thonë se ajo kishte krijuar një varësi nga burri i moshuar dhe e çuan vajzën në një klinikë në Luksemburg, por vajza u largua që aty.

Shoqja e Evës, Dana Pereira i ka drejtuar një lutje Evës dhe nëse ajo e dëgjon i kërkon të kthehet. Kurse po licia gjermane për shkak të het imit nuk ka treguar asgjë për burrin me të cilin ajo kishte lidhje.

Burimi: Bild/ Marrë nga Gazeta Korrekte.

Be the first to comment on "Mbani lotët/ 16-vjeçarja ka 5 muaj që ka ikur nga shtëpia, rrëqeth babai: Kishte lidhje me një burrë 58 vjeç, jam në merak çfarë i ka ndodhur"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*