“Më kërko falje se ma ke bërë borxh, s’e harroj dot”, Pëllumb Pipero mbetet pa fjalë, personi përballë tij i nxjerr historinë e fshehte te tij

Nje surprize te bukur i behet doktorit Pellumb Piperos nje personazh shume i dashur per Shqiptaret dhe nje nga figurat epike qe punoj per ndaljen e koronavirusit.

Por ne emisionin Dua te bej te lumtur a merr nje surprize te bukur.

Në studio kishte ardhur vëllai i doktorit, Ganiu me të cilin nuk takohej pej dy muajsh për shkak të emergjencës civile.

Ai rrëfeu kalvarin e vuajtjeve dhe punën e palodhur që doktor Pipero kishte bërë për të ndihmuar familjen e tij.

Doktori ishte djali i madh i familjes Pipero dhe nëna e tyre kishte ndërruar jetë në moshë të re.

Për t’u ardhur në ndihmë familjes së tij,Pëllumbi ishte detyruar që të punonte në moshën 14-vjeçare dhe njëkohësisht të vazhdonte shkollën me rezultate të larta.

Vëllai i tij, Ganiu e kishte ftuar në program për ta falenderuar për mbështetjen që i kishte dhënë familjes, por gjithashtu edhe për t’i shprehur mirënjohjen doktor Piperos dhe të gjithë bluzave të bardha që janë kthyer në motiv shprese për të gjithë shqiptarët me punën dhe këshillat që japin.

Por edhe për t’i kërkuar t’i kthejë një borxh të shumë viteve më parë. Ganiu tha në studio se në pushimet e verës, pas vitit të parë si student mjekësie, Pëllumbi ishte nisur me vëllain Ganiun në Skrapar. Deri në Çorovodë kishin shkuar me makinë, më pas kishin udhëtuar më shumë se 10 orë në këmbë deri tek shtëpia e xhaxhait.

Rrugës tregoi Ganiu, Pëllumbi kishte marrë një çantë me libra që peshonte nja 15 kg, që e kam mbajtur unë gjatë rrugës, ndaj sot ai duhet të më kthejë atë që unë kam bërë atëherë – tha vëllai i doktorit, duke shkaktuar të qeshura mes tyre.

Be the first to comment on "“Më kërko falje se ma ke bërë borxh, s’e harroj dot”, Pëllumb Pipero mbetet pa fjalë, personi përballë tij i nxjerr historinë e fshehte te tij"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*