Me këta përbërës mund ta zvogëloni dukjen e strijave irrituese

Për fat të keq, shumica e femrave nuk mund t’i shmangin strijat, për shkak të rrethanave të ndryshme jetësore.
Ndërsa ato më së shpeshti shfaqen në stomak, në ije, gjoks dhe në vithe, në mosha të ndryshme

Në cilëndo gjendje të kenë qenë ato, është me rëndësi të dini se si ato mund të zbuten, qoftë me produkte kozmetike, qoftë me përbërës natyralë, të cilët tashmë jemi të sigurt që i keni në shtëpi,

E dini cilët janë ata përbërës?

Patatja

Kaherë është e njohur se si patatja mund të zbardhë njolla të ndryshme në lëkurë, ndërsa është treguar që ndihmon edhe në zbutjen e strijave.

Pritni një patate të madhe në feta të trasha, pastaj me to fërkoni strijat.
Lëreni që lëngu të thahet në zonat kritike, pastaj shpëlani.

Vaji i ullirit

Pos që është i mirë për shëndetin tuaj, vaji i ullirit shumë femrave tashmë disa vite me radhë u është bërë aleat i shkëlqyeshëm, qoftë kur është fjala për lëkurën apo flokët.
Mirëpo, falë antioksidantëve, vaji i ullirit mund edhe ta zbusë dukjen e strijave.

Bëni një masazh të nxehtë, lëreni të qëndrojë gjysmë ore në lëkurë dhe pastaj shpëlajeni.

Sheqeri

Tashmë na është mirë e njohur se si sheqeri eliminon për mrekulli qelizat e vdekura të lëkurës, mirëpo mund t’ju ndihmojë edhe kundër strijave.

Përzieni me lëng limoni apo me vaj ulliri, pastaj bëni masazh me tretje strijave çdo ditë nga 10 minuta.

Aloe vera

Aloe verën e quajnë bimë e magjishme, e cila përdoret për qëllime të ndryshme bukurie.

Xheli i saj është treguar që përtërin lëkurën, ndërsa me përdorim të rregullt, aloe vera do t’i zverdh edhe strijat.

Be the first to comment on "Me këta përbërës mund ta zvogëloni dukjen e strijave irrituese"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*