“Më mban me lekë, paguan shumë mirë” Xhemi Shehun flet hapur për shoqërinë dhe martesën

Ku është Arbana është dhe Xhemi, apo ku është Arbana është dhe Xhemi?

Ku është Arbana është dhe Xhemi, apo ku është Arbana është dhe Xhemi?

Ndoshta renditja e emrave nuk ka rëndësi pasi dy moderatoret e njohura janë thuajse gjithmonë bashkë, e me miqësinë e tyre disavjeçare na kanë treguar se shoqëria e vërtetë në media apo botën e artit nuk është thjesht sa për sy e faqe.

Dy vajzat e njohura realizojnë shpeshherë edhe rubrika me pyetje-përgjigje në Instagram-et respektive.

Për shembull në të fundit që bëri Arbana, në ndryshim nga ajo që prisnim më shumë zbuluam për Xhemin se atë vetë.

Arbana u propozoi ndjekësve të drejtonin pyetje dhe vetë Xhemi do t’u përgjigjej drejtpërdrejt.

Kështu, dikush kërkoi të dinte nëse Shehu është ende e martuar.

“Fakti që nuk e nxjerr tim shoq nuk do të thotë që nuk ekziston. Prej 10 vjetësh jam e martuar”, u shpreh ajo.

Po kush është mashkulli që ka bërë për vete një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar?

Ai quhet Ervis Sula dhe është administrator i një shtypshkronje në Tiranë.

Më tej, një tjetër kërkoi të mësonte arsyen/et se përse Xhemi e do Arbanën.

“Më mban me lekë, paguan shumë mirë (qesh)”, ishte përgjigjja e saj.

Si e duron Arbanën si shoqe– ishte një tjetër pyetje.

“Kam pasur edhe më keq në shoqëri, është lule”-tha ajo.

Në mesin e shumë pyetjeve nuk mund të mungonte as ajo sa i takon një rikthimi të mundshëm ose jo në Top Channel.
Ditë më parë, në një intervistë, Shehu tha se e ka mbyllur përfundimisht me televizionin.

Be the first to comment on "“Më mban me lekë, paguan shumë mirë” Xhemi Shehun flet hapur për shoqërinë dhe martesën"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*