Media amerikane për Merita Halilin: Mbretëresha e këngëve shqiptare

Revista amerikane “Stars Illustrated Magazine” i ka kushtuar një artikull këngëtares shqiptare Merita Halili.

Në rubrikën “Artisti i muajit” dhe titullin “Mbretëresha e këngëve shqiptare. Një interpretuese e shkëlqyer”, flet mbi sukseset e këngëtares shqiptare që prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Revista përmend një shkrim të New York Times të vitit 2002 që e vlerëson Meritën si një soprano rrezatuese në këngë të këndshme të dasmës, të shoqëruara nga fizarmonika e bashkëshortit të saj Raif Hyseni.

Sakaq, krahas karrierës së suksesshme të këngëtares në Shqipëri, më 1995 Merita, bashkëshorti i saj Raifi dhe vajza e tyre u vendosën në Nju Jork të SHBA-ve. Merita ka performuar në koncerte muzikore më të famshme dhe prestigjioze në Amerikë si “Symphony Space Broadvvay”, “Manhattan”, “Lincoln Center”, “American Museum of Natural History” e shumë të tjera.

Be the first to comment on "Media amerikane për Merita Halilin: Mbretëresha e këngëve shqiptare"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*