Meta në zi/ Humb njeriun e dashur të familjes dhe prek në zemër me fjalët: Do na mungosh shumë

Lamtumirë Xha Sili, burri i urtë dhe i mençur, patrioti e qytetari model, të cilin kishe gjithmonë dëshirë ta takoje e të bisedoje gjatë për bukuritë e Pogradecit, hallet e njerëzve të thjeshtë, por edhe për letërsinë, që aq shumë e deshte.

Jo më kot, i paharruari i letrave shqipe, Dritëroi ynë i madh, ishte edhe miku yt i veçantë. Me ikjen tënde, vizitat në Tushemisht nuk do të jenë më njësoj. Të prehesh në paqe Vasil Llakmani!

Mikpritja dhe bujaria jote do mbeten të paharruara! Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe mbarë komunitetit të mrekullueshëm të Pogradecit dhe Tushemishtit!

Be the first to comment on "Meta në zi/ Humb njeriun e dashur të familjes dhe prek në zemër me fjalët: Do na mungosh shumë"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*