Mjeku I Njohur Tregon Disa Nga Shka Ktarët E Mëlçisë Së Dhjamosur, Ja Disa Nga Trajtimet Që Duhet Të Keni Parasysh

Rritja e aktivitetit fizik dhe marrja e ushqimeve në mënyrë të balancuar, janë këshillat kryesore që mjekët japin për largimin e problemit

Mëlçia e dhjamosur është grumbullimi i yndyrave në qelizat e mëlçisë. Kjo është një nga arsyet, më të shpeshta, që në rezultatet laboratorike dhe në testet rutinë të bëra, rezulton me rritje të enzimave të mëlçisë.

Mëlçia është shumë aktive në zbërthimin dhe shpërndarjen e yndyrave. Ajo i përthith ato nga qarkullimi i gja. kut, i ripërpunon dhe pastaj i sekreton dhe i shpërndan në forma të ndryshme.

Një çrregullim i balancave midis krijimit, dj. egies dhe sekretimit të yndyrave, krijon procesin e depozitimit të tyre në qelizat e mëlçisë dhe, si pasojë, kemi dhjamosjen e saj. Kur dhjamosja shoqërohet edhe me inf lamacion, atëherë kemi paraqitjen e sëm. undjes së steatohepatitit, që mund të jetë alk. olike ose jo alk. olike.

Çfarë duhet bërë në këto raste? Më poshtë gjenden këshilla profesionale nga mjeku i mirënjohur gastrohepatolog, Altin Cekodhima, dhe ndalet te pacientët që konstatojnë dhjamosje të mëlçisë gjatë vizitave mjekësore.

Sëm. undja.

Mëlçia e dhjamosur është grumbullimi i yndyrave në qelizat e mëlçisë. Për mëlçinë është normale të përmbajë disa yndyra.

Kur sasia e tyre përbën më shumë se 5-10% të peshës së mëlçisë, atëherë mëlçia juaj është e dhjamosur. Shpeshherë, nuk ka shenja për vite me radhë, ndërsa dëmtimet janë në proces të vazhdueshëm. Njerëzit mësojnë se kanë mëlçi të dhjamosur gjatë ekzaminimeve për probleme të tjera mjekësore.

Yndyrat mund të dëmtojnë mëlçinë për vite ose dekada me radhë, pa shkaktuar probleme të dukshme. Kur dë mtimet bëhen të rënda ose serioze, shkaktojnë lodhje, dobësi trupore, rënie në peshë dhe konfuzion. Mëlçia është organi më i madh i trupit.

Ajo kryen funksione të shumta dhe, shpesh, nuk jep shenja paralajmëruese kur është e sëmurë, deri në stadet e avancuara të sëm. undjes. Prevalenca e paraqitjes ndryshon në shumë vende të botës dhe Europës.

Në Europë, prevalenca e steatozës (dhjamosjes) jo alk. olike, është për 20­30% të popullatës së përgjithshme dhe 3­12% të popullatës pediatrike, kurse steatohepatiti (inf. lamacioni i mëlçisë), mendohet të jetë rreth 4% në popullatën e përgjithshme.

Shkaqet.

Janë një sërë situatash të ndryshme, il’açe dhe lëndë toksike (hel. muese), që shkaktojnë dhjamosje të mëlçisë. Ngrënia e ushqimeve hiperkalorike shkakton depozitim të yndyrave në mëlçi.

Situata të caktuara si mbipesha, diabeti dhe trigliceridet e larta, shkaktojnë dhjamosje të mëlçisë.

Pacientët më të rri. skuar për të patur dhjamosje të mëlçisë, janë ata të moshës së mesme dhe personat mbipeshë. Disa njerëz sëm. uren nga dhjamosja e mëlçisë, pa patur asnjë nga situatat e sipërpërmendura.

Konstatimi

Mëlçia e dhjamosur mund të diagn. ostikohet me analiza gja. ku dhe me biopsi të mëlçisë. Është një nga arsyet më të shpeshta, për një rritje të lehtë të niveleve të enzimave të mëlçisë.

Imazhe speciale të marra prej ekos, skanerit dhe rezonancës magnetike, mund të sugjerojnë për dhjamosje të mëlçisë, por biopsia është e nevojshme për ta konfirmuar atë.

Biopsia është teknika e marrjes së disa qelizave prej mëlçisë, – procedurë e cila kryhet me age të veçantë. Më pas, qelizat e marra ekzaminohen me mikroskop nga mjeku specialist.

Trajtimi

Mëlçia e dhjamosur, shpesh herë, nuk shkakton probleme. Në këto raste, ajo quhet asimpt. omatike. Hum bja në peshë, kufizimi i yndyrave dhe gjimnastika tek pacientët mbipeshë, prodhon rezultate të paqëndrueshme për një kohë të gjatë, por gjithsesi është mirë të bëhen përpjekje.

Dhjamosja e mëlçisë e shkaktuar prej toksikimit nga alk. oli, mund të mos përmirësohet edhe pse ndërpritet përdorimi i tij. Kontrolli i mirë i diabetit, mund të reduktojë dhjamosjen e mëlçisë.

Po kështu, këshillohet ulja e nivelit të triglicerideve me dietë dhe med. ikamente. Ushqehuni në mënyrë të shëndetshme dhe të balancuar dhe rritja e aktivitetit fizik, janë këshillat që japin mjekët. Kryeni kontrolle periodike të rregullta, tek mjeku specialist i mëlçisë.

Be the first to comment on "Mjeku I Njohur Tregon Disa Nga Shka Ktarët E Mëlçisë Së Dhjamosur, Ja Disa Nga Trajtimet Që Duhet Të Keni Parasysh"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*