Mori grua ish gruan e Ramës/ Bledi Cuci i kthen nderin; Vetëm me atë do na bëhet Shqipëria

Gjatë një interviste në rubrikën “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij Aurela janë suprizuar.

Ardit Gjebrea ka ftuar në studio këngëtarin e njohur Renis Gjoka dhe pianistin Ermal Pepa. Renisi ka kënduar disa nga këngët më të preferuara të çiftit të cilat kanë dhe një domethënie. Kënga e fundit ishte kënga e Ardit Gjebreas “Jon” të cilën e këndoi vetë moderatori së bashku me Renis Gjokën. Kjo këngë dhe ky performim e pr eku dhe emocionoi tepër Lulzim Bashën dhe bashkëshorten e tij.

Aurela Basha: Ky është himn i viteve ’90. Lulzim Basha: Është himn, i them Jonit tënd të jetë me fat se nuk ka himne kombëtare që të ngërthejnë kaq shumë emocion sesa ky himn që ka emrin e tij. Megjithëse çfarë na pyete se si i ke përjetuar gjërat etj etj, asnjë gjë nuk i shpreh më shumë sesa kjo këngë, teksti dhe muzika të dyja bashkë. Mjafton të dëgjosh këtë dhe e ndjen atë dramë të madhe që na shkuli nga trupi mijëra të afërm tanë që nisi eksodin masiv të shqiptarëve drejt Perëndimit, shumica prej tyre tani janë atje, janë brezi i parë, brezi i dytë.

Shumë prej tyre na bëjnë shumë krenarë kur i shohim. Kur i shohim këngëtarë të famshëm të Amerikës, të Anglisë, futbollistë, shkencëtarë apo dhe oficerë të forcave të arm atosura të vendeve ku jetojnë. Mos harrojmë se si ka filluar dhe unë sa herë që e dëgjoj këtë këngë, mos ta them kështu… Kësaj radhe më ka rrëqethur si asnjëherë tjetër.

Ardit Gjebrea: Në fakt kur u takuam me Aurelën para disa ditësh dhe i bëra një pyetje, preket Luli? Po më tha mua dhe tani e pashë.

Be the first to comment on "Mori grua ish gruan e Ramës/ Bledi Cuci i kthen nderin; Vetëm me atë do na bëhet Shqipëria"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*