“Na u shua drita e diellit mbi shtëpi”, flet vajza e Xhevdet Ferrit

Një humbje e madhe për të gjithë kombin dhe artin shqiptar normalisht që do të ishte një humbje e tillë edhe për familjen e tij.

Vajza e aktorit të madh Xhevdet Ferri, Bora, shkruan pas ceremonisë mor-tore të të atit dhe i jep fund njëherë e mirë të gjitha aludimeve në media e rrjete sociale.

Bora thotë se i ati humbi jetën jo si pasojë e sëm-undjes së rëndë pasi atë arriti ta mposhte me sukses por si pasojë e një insuficencë të rëndë pulmonare.

Vajza e Xhodës, siç i thërrisnin miqtë e dashamirësit aktorit, sqaron edhe se pse babai i saj i ndjerë nuk pranoi homazhe.
Bora thotë se kjo lidhet me diskrecionin që e karakterizonte Xhodën dhe jo me zhgënjimin ndaj sistemit politk.

STATUSI I PLOTË:

Dy fjale ne diten me te zeze te jetes sime dhe te mamit….

Falenderime te pafundme dhe mirenjohje te thelle per gjithe ngushellimet dhe suportin e miqve, dashamiresve dhe gjithe atyre qe e kane dashur Xhode Ferin, qofshin ata te aferm apo te larget. Ne pamundesi per t’ju falenderuar nje nga nje, ju lutem pranoni keto falenderime publike.

Falenderime per mediumet e lajmeve qe kane percjelle me shume respekt e dashamiresi jeten dhe karrieren e babit, duke patur mirekuptimin por dhe hermetizmin tone te plote.

Ndjej qe duhet te sqaroj arsyen e ndarjes nga jeta te babit, per efekt qartesie te informacionit.
Eshte e vertete qe ai kishte kaluar nje semundje te rende, te cilen e kishte mposhtur me sukses. Arsyeja fizike pse na la ishte nje insuficience e rende pulm onare, te cilen nuk mundi ta mposhtte.
Falenderime per ekipet e Spitalit Amerikan 2 qe u perpoqen me gjithe forcat dhe kapacitetet e tyre per ta shpetuar.
I provuam te gjitha, pa pishman!

Ndersa per sa i perket ceshtjes se homazheve publike…Xhoda shquhej per diskrecion ne jeten e vet.
Vullneti i tij ish qe dhe ne jeten e pertejme t’i prezervohej ky diskrecion.
E kuptojme dhe vleresojme qe dashamires te tij jane te dhembur per shkak te largimit te tij, por ne gjykojme se dhimbja eshte personale dhe duhet vuajtur si e tille.
Nuk ka te beje me arsye zhgenjimi prej sistemit apo politikes – nuk eshte as rasti dhe as koha per refleksione te tilla.
Neve na eshte shuar drita e diellit mbi shtepi, nuk mendojme per perceptime publike apo politike.

Be the first to comment on "“Na u shua drita e diellit mbi shtëpi”, flet vajza e Xhevdet Ferrit"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*