Najada Çomo I Shpëtoi Jetën Djalit: 20 Vjet Më Vonë, Alketa Kërkon Ti Gjeje ..

Mjekja dhe kandidatja për deputete në listën e PS në Tiranë, Najada Çomo ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”.

Çomo ka treguar një nga historitë më të bukura që ajo mban mend në profesionin e saj, se si e takoi 20 vite më vonë një djalë të cilit i kishte shpëtuar jetën kur lindi.

“Spitali ka edhe histori të vështira, edhe histori të gëzuara. Më të gëzuarat janë kur njerëzit shërohen dhe më të vështirat janë kur njerëzit nuk jetojnë më. Përveç se janë shëruar shumë njerëz nga Covid-19, gjatë këtij viti sigurisht që një ngjarje që mua më ka lënë gjurmë është kur përpara 20 vitesh, ka qenë e shtruar një grua e re, e cila ishte shtatzënë.

Ajo duhet të lindte para kohe sepse ashtu ishte historia e sëmundjes dhe unë isha e detyruar ta çoja natën për të lindur bebin në kushte të vështira. Dhe aty historia ime me atë grua u mbyll sepse puna vazhdoi përdit. Unë nuk e dija, por pas 20 vitesh ajo gruaja u shtrua përsëri në spital dhe më thotë mua që ky është ai djali, që ishte një djalë 19 vjeç, që ka shpëtuar atëherë përpara 20 vitesh. Sigurisht që për mua ishte një kujtim shumë i bukur nga ana profesionale”, u shpreh Çomo.

Ndërkohë, moderatorja Alketa Vejsiu ndërhyri duke treguar se 19-vjeçarin kishte dëshirë ta merrnin në ‘Love Story 2’.
“Dy metra djalë më thatë mua dhe unë thashë të ma sillni në Love Story 2”, tha Alketa.

Be the first to comment on "Najada Çomo I Shpëtoi Jetën Djalit: 20 Vjet Më Vonë, Alketa Kërkon Ti Gjeje .."

Leave a comment

Your email address will not be published.


*