Ndalimi i Henri Çilit, zbulohet roli që vajza e Eli Farës kishte në grup

Detaje të reja kanë dalë në dritë.

Ditën e djeshme 28 persona u vunë në pra.nga mes të cilëve ishte edhe analisti Henri Çili, avokati i tij Ilir Korbi dhe biznesmeni i njohur Seit Fishta.

Por sot është publikuar dhe lista e të tjerë personave të implikuar në këtë ngjarje ku në mesin e tyre gjendet dhe emri i Marina Farës, vajzës së këngëtares së njohur Eli Fara shkruan Panorama.al.

Nga përgjimet e prokurorisë bëhet e ditur se Marina Fara ka pasur kontakte të shpeshta telefonike me njërin nga të ndaluarit për tra.fik dhe shpërndarje të lëndëve nar.kotike.
Vajza e këngëtares së njohur, emri i të cilës në gjendjen civile figuron Roxhensa Vangjush Kapurani.
Ajo e cila pas pagëzimit e ka ndryshuar emrin, mësohet se fliste në telefon me njërin nga të nga të ndaluarit.

Bëhet e ditur se policia i ka kontrolluar banesën në Tiranë Marina Farës, për të konstatuar nëse ka prova si lëndë narkotike apo armë, që e implikojnë në këtë aksion policor.

Por nga kontrollet e kryera, gjithçka ka rezultuar në rregull për të bijën e Eli Farës.

Ndërsa Prokuroria e Përmetit ka kërkuar për Farën detyrim paraqitje, ku pritet të shpallet edhe vendimi që gjykata do të shpallë për të.

Be the first to comment on "Ndalimi i Henri Çilit, zbulohet roli që vajza e Eli Farës kishte në grup"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*