Ndërron jetë aktori i serialit “O sa mirë”, Luran Ahmeti


Shkup, – Ka ndërruar jetë Luran Ahmeti, aktori me renome ndërkombëtare. I shtrirë për disa ditë në Klinikën Infektive në Shkup, 46-vjeçari Luran Ahmeti nuk ka arritur ti shpëtojë virusit vdekjeprurës, shkruan gazeta KOHA.

Lurani ka qenë pjesë e shumë shfaqeve teatrale, filmave të metrazhit të gjatë e të shkurtër, ndërsa viteve të fundit pjesë e serialeve më të shikuara turke.

Që në vitin 1998, ka luajtur në filmin evropian “Puppet Show”, ndërsa
Ka luajtur ndër rolet kryesore në serialin “Kurtlar Vadisi – Pusu”, “Mutlu Ol Yeter”, “Guzel Gunler”, “Son Yaz Balkanlar”, “Bahar Dallari”, “Limonata”…

Për vite të tëra ka qenë pjesë e pandashme e Teatrit Kombëtar në Shkup.

Luran Ahmeti është djali i shkrimtarit dhe publicistit të njohur Xhabir Ahmeti.

Lurani la pas vetes një vajzë, bashkëshorten, një motër dhe prindërit.

IN7, familjes, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur Luranin, ju shpreh ngushëllime për humbjen e aktorit të madh.

Be the first to comment on "Ndërron jetë aktori i serialit “O sa mirë”, Luran Ahmeti"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*