Në Amerikë punoi fillimisht si dado, më pas si këngëtare; Ja se si do ta shohim tani Alberie Hadërgjonaj

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ka treguar në intervista të ndryshme vështirësitë që i është dashur të kalojë deri sa mund të bëhej këngëtare dhe t’i ofronte fëmijëve të saj një të ardhme.

“Shkojmë në Amerikë dhe nuk po gjenim shtëpi sepse gjithçka lidhej me kreditin bankar që ke, unë nuk kisha asgjë. Ishte një agjent shqiptar që na gjeti në shtëpi, e i lutem ta marr shtëpinë, por më thotë se është e pamundur. I hapa ‘Youtubin’, e i thashë se jam artistike. Nuk jemi popull kot. Më lejoi ta merja shtëpinë, me kushtin që duhet ta paguaja për një vit. Qyqa ikën lekët, mendova, tani do rri pa bukë. Është traumë kur ngel pa para, është problem i madh.

Kur ke besim në vetvete çan male dhe dete, nuk ka çfarë të ndal. U sistemuan në shtëpi, blemë një dyshek me Anxhelinën, edhe e vendosëm në tokë. Mirëpo mbetëm pa para. Ishte Anxhelina, ajo që më tha: ‘Marim qumësht, marim edhe miell dhe bëjm krepa’. Anxhelina, është fëmijë me këmbë në tokë. Ti mos e vrit mendjen, i thashë se do të gjej unë punë. E nisa të këndoj edhe në dasma” –tregoi Albërie Hadërgjonaj kohë më parë.

Tani ajo është rikthyer në Amerikë prej disa vitesh dhe në një intervistë “Oxygen Shoë” ka treguar se puna që po bën dhe do të bëjë është larg këndimit.

ajo tha se aktualisht punon si agjente shitjesh, së objekteve, tokave. Ndër të tjera ajo tha se po mendon që të hapë agjencinë e saj në SHBA.

Mesazhi që Albëria ka dashur gjithnjë të përçojë ka qënë që me këmbëngulje dhe dëshirë gjithnjë arrin qëllimet që i vendos vetes.

Be the first to comment on "Në Amerikë punoi fillimisht si dado, më pas si këngëtare; Ja se si do ta shohim tani Alberie Hadërgjonaj"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*