Nëse shkoni më shumë se kaq është shqet ësuese, ja sa herë në ditë është normale të urinosh….


Sa herë në ditë është normale që të urinojmë?
A të bën dëm nëse e mban?
Nëse shkojmë në banjë edhe gjatë natës, a është kjo një shenjë që duhet të na shqetësojë?

Për specialistët, normalisht një i rritur urinon tre deri katër herë në ditë, po frekuenca varet gjithsesi nga disa faktorë.

Madje jo vetëm nga sa pi por edhe se çfarë pi.
Kafja dhe alkooli janë nxitës të urinimit.

Ndërkohë që ka edhe individë që janë të prekur nga sindroma e “qeskës hiperaktive”.
Karakterizuar nga kontraksione të pavullnetshme të qeskës së urinës, gjë që haset më së shumti ndër femra.

Sipas mjekëve, nëse pavarësisht seksit fillojmë të shkojmë shpesh në banjë për të urinuar, këshillohet të shkojmë tek doktori.
Në radhë të parë për të përjashtuar ndonjë rast tumoral, por edhe shqetësime të tjera.

Ndërkohë që nuk këshillohet të mbahet urina, pasi në këtë rast, dëmtohet muskuli i qeskës urinare i cili fillon të humbasë tonusin e tij.
Në këtë rast, e ka të vështirë ta rifitojë për një kohë të shkurtër.

Një njëri që konsumon 2 litra ujë në ditë, normalisht do të duhet të shkojë në banjë një herë në katër orë dhe mbajtja e urinës për më shumë se gjashtë orë, është e dëmshme.

Urinimi i shpeshtë gjatë natës mund të jetë gjithashtu një simptomë e mirë.
Në këtë rast lipset kontroll tek mjeku, pasi mund të kemi të bëjmë me zmadhim ose inflamacion të prostatës (tek meshkujt).

Be the first to comment on "Nëse shkoni më shumë se kaq është shqet ësuese, ja sa herë në ditë është normale të urinosh…."

Leave a comment

Your email address will not be published.


*