Nga kategoria e tretë, në më i miri i botës

Polaku Robert Lewandowski u shpall më i miri i vitit 2020 nga FIFA. Ai bëri një sezon të madh, duke shënuar 55 gola në 47 ndeshje duke u renditur në vendin e parë në listën e golashënuesve në tre kompeticione të ndryshme: Bundesligë, Champions dhe kupën e Gjermanisë.

Bayern fitoi tripletën, Superkupën e UEFA-s dhe atë të Gjermanisë dhe Lewa ishte në zemrën e të gjithë këtyre ngjarjeve. Por tani kur askush nuk i vë në dyshim aftësitë dhe sukseset e tij, polaku nuk ka qenë gjithmonë i destinuar për të kapur majën. Në adoleshencë gjërat nuk dukeshin shumë premtuese për të qenë ky që është sot.

FËMIJËRIA – Jeta e goditi fortë Lewan kur ishte vetëm 17-vjeç, kur babai i tij Kryztov, një kampion Europe në xhudo, vdiq. Robert sapo ishte transferuar nga Decta Varshav, një skuadër që militonte ne kategorinë e katërt polake, te Legia Varshav, një nga skuadrat më të mira në vend.

Kalimi i tij te Legia duhet të ishte një hap i madh në karrierë, por problemet me gjurin nuk e ndaluan vrullin e tij. Pasi mungoi për disa muaj, Legia vendosi ta largonte me pretendimin se kishte sulmues më të mirë si ai në skuadër.

Pasi mori vesh këtë lajm, mamaja e tij, Ivona e mori nga stërvitja dhe e dërgoi në shtëpi ku i bëri një drekë të mirë. Por oreksi i Lewas ishte venitur së bashku me ëndrrën e tij për t’u bërë futbollist. Disa ditë më vonë, telefoni i shtëpisë bie, Zniz Pruskov, një skuadër që luante në kategorinë e tretë e telefonoi dhe kërkoi që Lewa të luante me ta.

Klubi blinte lojtarë dhe më pas i shiste ata për një shumë më të madhe. Ish-presidenti i klubit, Marek Slivinski është shprehur para disa vitesh se Lewa ishte një “Jackpot” për skuadrën e tij.

NGA KATEGORIA III – Ata e blenë Robertin nga Legia e Varshavës për vetëm 1000 paund. Që në start, ai ishte ylli i ri i skuadrës, edhe pse në fillim u pagua me vetëm 230 euro në muaj, trefish më pak se disa nga shokët e tij të skuadrës. Por paratë luanin pak rëndësi në ato momente, më në fund ai kishte gjetur një shtëpi për të luajtur futboll.

Në sezonin e tij të parë ai shënoi 15 gola duke ngjitur skuadrën e Pruskov në kategorinë e dytë. Ai vazhdoi të shënonte edhe në kategorinë e dytë. Në dhjetor të 2007-s, Jcek Grembocki mori drejtimin e skuadrës.

“Kur mora skuadrën vura re që aty kishte 5 lojtarë të cilët mund të luanin në kategorinë më të lartë në Poloni, dhe Lewa ishte pa dyshim talenti më i madh aty”, tregon Grembocki për “BBC”. Kur problemi në gju e largoi nga Legia, ai e kuptoi që për t’u rikthyer nw skenën e madhe duhet të punonte fort. Pruskov ia dha atij këtë mundësi”.

Por trajneri tregon se për klasin e Lewandowskit u bind vetëm pas 2 muajsh: “Luanim një miqësore ndaj LKS Lodz. Robert kishte përballë një mbrojtës me eksperiencë, kroatin Ivan Udareviç. Në fund lojtari më i mirë për ne ishte Lewa. Unë vetë luajta shtatë ndeshje me kombëtaren e Polonisë. Mendova që edhe Robert nuk do të kishte problem të vishte atë fanellë.

Be the first to comment on "Nga kategoria e tretë, në më i miri i botës"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*