“Nihal” pozon me të birin dhe ndan një shqetësim që e kanë të gjithë nënat

February 20, 2020 Mega News
Aktorja turke, Hazal Kaya, u bë për të gjithë e njohur me rolin si “Nihali” në serialin “Dashuri e ndaluar”.

Në muajin nëntor të vitit që lamë pas, “Nihal” u bë nënë për herë të parë.

29-vjeçarja solli në jetë një djalë të cilin së bashku me partnerin, producentin Ali Atay, e pagëzuan me emrin Fikret.

Tashmë, Fikret është katër muajsh dhe aktorja është shfaqur herë pas here në ambiente publike me të birin por pa i zbuluar potretin e plotë të tij.

Kështu ishte dhe fotoja e fundit që akotrja publikoi ku shfaqet me Fikrtetin në kraharor dhe tregon një shqetësim të vogël që e kanë të gjithë nënat.

“Mos e shikoni kështu të qetë, ka vjellë në flokët e mi”-shkruan ajo.

Ndoshta aktorja e ka shkruar dhe për mos ta marr mësysh Fikretin sepse herën e fundit kur ajo u ndesh me paparacët në rrugë u shpreh:

“Aman mos ma fotografoni djalin se kemi frikë mos na e marrin mësysh” dhe siç duket ndikojnë bësëtytnitë që ajo ka.

Be the first to comment on "“Nihal” pozon me të birin dhe ndan një shqetësim që e kanë të gjithë nënat"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*