Niko Peleshi feston ditëlindjen, dedikimi prekës i vajzës

Ish-ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ka festuar sot 50 vjetorin e lindjes.

Vajza e tij Aleksia i ka bërë një dedikim të veçantë babait të saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Aleksia e cilëson babain si ‘idhullin’ e saj duke i dedikuar fjalë të ëmbla dhe prekëse.

Gjithashtu ajo ka publikuar edhe një foto ku të dy duket të lumtur pranë tortës së ditëlindjes.

“Unë mund të mos jem bija e përsosur dhe aq më pak aq e përsosur sa e meriton ti, por ti je padyshim babai dhe njeriu më i përsosur që dikush mund të kërkojë. Kur isha e vogël dhe më pyesnin kush ishte idhulli im, gjithmonë përgjigjesha “babi”. Kjo përgjigje mbetet po e njëjta edhe sot. Gëzuar ditëlindjen miku im më i mirë!”- ka shkruar Aleksia.