Një Histori Drithëruese. 3 Vëllezërit Po Shkojnë Drejt Verbimit: Nuk Shohim Në Diell, Jemi Mësuar Me Errësirën…

Një Histori Drithëruese. 3 Vëllezërit Po Shkojnë Drejt Verbimit: Nuk Shohim Në Diell, Jemi Mësuar Me Errësirën…

“Kur jam në diell nuk shoh dot, vetëm kur jam në errësirë shoh më mirë. Jam mësuar me errësirën, nuk jam mësuar me dritën.” Kështu e nis rrëfimin, Albani. Është vetëm 7 vjeç, por rrezikon të mbetet i verbër. Njëjtë si dy vëllezërit e tjerë. Janë të prekur nga një sëmundje e syve e trashëgueshme, e cila është duke i rrezikuar shëndetin. Edhe Ornela, nëna e tyre, ashtu si

babai i saj ka lindur me këtë sëmundje. Prej 35 vitesh ajo është duke luftuar me errësirën, që sa vjen edhe I rëndohet. Prej panjohjes dhe pamundësisë ekonomike, ajo asnjëherë nuk bëri një kontroll për të kuptuar nga se vuante. Deri kur u bë nënë, për herë të parë me Arshinin. Por, edhe me atë I nisën kontrollet mjekësore shumë vonë.

“Në fillim unë nuk e kuptoja se çfarë kisha, por kur nisën edhe më shumë mësimet, ndjeja që sytë më dhimbnin shumë. Më dhimbte koka, ose kisha kriza të fuqishme e dhimbje të padurueshme. Pastaj kuptova që çdo ditë e më tepër po më turbullohej e më shumë shikimi.” Pavarësisht sëmundjes, Arshini është një nga nxënësit më të mirë të klasës.

Sepse ëndrrat e tij janë shumë të mëdha. “Tani jam në klasë të shtatë dhe detyrat nuk është se janë pak. Më lodhen sytë sa herë që bëj detyrat, kur shkruaj, kur lexoj. Unë dua të bëj diçka në jetë, nuk dua të jem si ata bashkëmoshatarë të mi që thonë se nuk të duhet shkolla. Por, unë kam frikë se nuk do mundem ta vazhdoj shkollimin. Pasi shikimi sa vjen edhe më dobësohet, e ndoshta shkoj edhe drejt

Be the first to comment on "Një Histori Drithëruese. 3 Vëllezërit Po Shkojnë Drejt Verbimit: Nuk Shohim Në Diell, Jemi Mësuar Me Errësirën…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*