Njihuni me bashkëshorten e Arian Çanit, flet për herë të parë për partnerin dhe vajzën

Arian Çani ka ditur gjithmonë si të rrëmbejë vëmendjen e audiencës me tematika nga më të ndryshmet që trajton në emisionin e tij.

Për këtë arsye mund të themi se ai është një ndër moderatorët më të ndjekur dhe të diskutuar në vend.

Përveç kësaj publiku ka qenë gjithmonë i interesuar të dijë diçka më shumë nga jeta e tij private, por Çani është munduar ta mbajë sa më hermetike.

Ai thuajse nuk ka bërë asnjë dalje publike me vajzën dhe bashkëshorten e tij.

Dhe ditën e djeshme bashkëshortja e tij Enida Petro ishte e ftuar në emisionin e pasdites ‘Rudina’ .

Ajo foli rreth kujdesit që duhet të kenë fëmijët për dhëmbët e tyre.

Gjithashtu ato janë dhe prindër të dy fëmijëve një djali dhe një vajze.

Vajzën e tyre Çani e prezantoi disa javë më parë në “Zonë e lirë”, ndërsa këtë moment Rudina e vendosi në ekran gjatë emisionit.

Enida tha se Çani ia ka trashëguar edhe vajzës pasionin për teatrin.

“Vajzës së vogël mund të mos i kenë rënë të gjitha dhëmbët, por e kemi parë në televizor. E kemi parë të premten mbrëma.

‘Ja kjo është vajza e Enidës. E lidhni dot këtë moment? Jemi një familje. Enida Petro është bashkëshortja e Arian Çanit. E japim sot në fund sepse sot folëm për një fushë krejtësisht tjetër. Urime dhe për vajzën sepse kishte filluar të merrej me teatër. Kam përshtypjen pasionet e Arianit?”- tha Rudina.

“Po, pasionet e Arianit.”- konfirmoi bashkëshortja e Çanit.

Be the first to comment on "Njihuni me bashkëshorten e Arian Çanit, flet për herë të parë për partnerin dhe vajzën"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*