Nuk do jetë më deputet pas shumë vitesh karrierë/ Flet Pandeli Majko me shumë emocione: Shpresoj t’ju kem dhënë gjithçka

Ish-kryeministri Pandeli Majko, ka reaguar për herë të parë pas mos-sigurimit të një vendi në parlamentin e ardhshëm si i renditur në vendin e 19-të të listës së Partisë Socialiste.

Postimi i plotë: Miq, megjithëse matematika më rendit në 10 kandidaturat e votuara në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e 25 prillit, unë nuk do të jem deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Sistemi elektoral është ky që kemi pranuar. Përvoja më ka mësuar se duhet të jesh i gatshëm të shohësh atë që ekziston.

Isha i bindur se do ti fitonim 19 mandate në Tiranë. Ndaj fushatën për numrin tim personal 19 e kalova në plan të dytë. Edhe për këtë arsye, rezultati nuk është një përrallë që e mp osht me logjikë.

Ju falenderoj që votuat për numrin 12, Partinë Socialiste!

Sic do të thoshte im atë nd jesë p astë,… “19-ta kërkon leje për tu ulur në aeroport!” Ju jam mirënjohës që më bëtë ky që jam.

Shpresoj tu kem dhënë “everything”! Mirupafshim!

Be the first to comment on "Nuk do jetë më deputet pas shumë vitesh karrierë/ Flet Pandeli Majko me shumë emocione: Shpresoj t’ju kem dhënë gjithçka"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*