Nuk po i ecën, ndahet sërish nga partneri aktorja turke…

Pasi i dha fund martesës 6-vjeçare me aktorin Onur Saylak, aktorja e njohur turke Tuba Büyüküstün e njohur për publikun shqiptar me rolin e Elifit në telenovelën ‘’Diamantë dhe dashuri” dhe të Syhanit në ‘’Xhesuri dhe e Bukura” do të niste një lidhje të re dashurie me biznesmenin më të ri në moshë, Umut Evirgen.

Çifti simpatik do të fotografohej në rrugët dhe restorantet e Stambollit, ndonëse asnjë prej tyre nuk do të zgjidhte të prononcohej rreth historisë së tyre.

Por, mesa duket gjërat mes çiftit nuk po shkojnë ashtu siç duhet.

Sipas të përditshmes turke ‘’Sabah” i dashuri i aktores Umut, që me gjasë, po e kalonte vetëm karantinën, ftoi në shtëpi prezantuesen turke Defne Samyeli dhe vajzat e saj, Deren e Derin Talu.

Këto të fundit publikuan foto në rrjetet e tyre nga shtëpia e Evirgen dhe kaq është dashur që Tuba të bëhet xheloze dhe t’i japë fund marrëdhënies me menaxherin.

Be the first to comment on "Nuk po i ecën, ndahet sërish nga partneri aktorja turke…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*