Oh“Më ktheni të jap shpirt në vendin tim”, ndërron jetë gjyshja shqiptare që shkoi në Siri të kujdesej për nipin dhe mbesën…!


Oh“Më ktheni të jap shpirt në vendin tim”, ndërron jetë gjyshja shqiptare që shkoi në Siri të kujdesej për nipin dhe mbesën

Ishte ky ishte apeli i 73-vjeçares, Mentije Dumani, për autoritetet shqiptare. Por ky apel ra në vesh të shurdhër. Pasditen e djeshme gjyshja e Eva dhe Endri Dumanit u shua në kampin famëkeq në Al Haël në Siri.

Në videomesazhin e fundit për A2, gjyshja, e cila u detyrua të nisej për në Siri për t’u kujdesur për nipin e mbesën e saj jetimë kërkonte ndihmë. Ndonëse në gjendje të rëndë shëndetësore ajo nuk reshti së kërkuari ndihmë. Para pak ditësh 73-vjeçarja kishte shpresë se do kthehej në Shqipëri, por kjo shpresë u shua së bashku me jetën e saj.

Ndërkaq, ka reaguar ashpër fotografi Algen Nikolla i cili thotë se bashkë me gazetarin e njohur Taulant Kopliku, donte të shkonte e ta merrte gjyshe Mentijen në kamp por shteti shqiptar s’i lejoi.

Be the first to comment on "Oh“Më ktheni të jap shpirt në vendin tim”, ndërron jetë gjyshja shqiptare që shkoi në Siri të kujdesej për nipin dhe mbesën…!"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*