Pak ditë më parë u bë nënë, Eliona Pitarka zbulon portretin e vajzës së porsalindur…


Dy ditë më parë Eliona Pitarka u bë nënë për herë të parë me ardhjen në jetë të vajzës së saj. Menjëherë lajmin e ndau në rrjete sociale dhe nuk ka vonuar shumë për të ndarë sot edhe portretin e të bijës.

Ndryshe nga sa veproi gjatë shtatzënisë, të cilën e ruajti sekret për një kohë të gjatë dhe ishin mediat ato që e zbuluan, pas lindjes së vajzës, Eliona nuk po mban më rregulla.

Aktorja ka publikuar një video ku vogëlushja shihet duke fjetur në kraharorin e saj teksa i falenderon të gjithë për urimet. “Ju falenderoj pafund për të gjitha urimet, ma keni mbushur shpirtin plot! Shumë dashuri dhe puthje nga ne të dyja”-shkruan Eliona

Tani kuriozë jemi për emrin e të voglës sepse këtë detaj aktorja nuk na e ka zbuluar akoma.

Be the first to comment on "Pak ditë më parë u bë nënë, Eliona Pitarka zbulon portretin e vajzës së porsalindur…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*