Pak ditë pasi humbi babanë, Çiljeta surprizohet nga Albani me një detaj mbresëlënës.


Kengetarja e njohur shqiptare Çiljeta Xhilaga humbi babane pak dite me pare, i cili nuk mundi ta fitonte betejën me Covid-19. Por per te sot është një ditë e veçantë, pasi këngëtarja ka ditëlindjen dhe mbush plot 36 vjece.

Surprizën më të bukur dhe më të veçantë, ajo e mori nga partneri i saj, Alban Hoxha.

Sapo ora ka shënuar 12:00, Çiljeta ka publikuar në Instagram foto e video të dhuratës së Albanit.

Portieri i Partizanit, i ka blerë këngëtares një yll, të cilin e ka quajtur Çiljeta.

“Kur të blen dashuria një yll në qiell dhe e quan Çiljeta. Faleminderit që ma mbush zemrën me kaq dashuri, dhurata më e mirë ndonjëherë!”, shkroi këngëtarja krahas videos ku tregoi edhe certifikatën e yllit.

Ajo tashmë mund ta gjej yllin “Çiljeta” duke e kërkuar online në aplikacionin “OSR Star Finder” nëpërmjet koordinatave që ka.

“Me dashuri nga Albani!!!”, shkruhej në një nga letrat që ajo mori.

Ajo ka treguar në Instastory edhe se si duket ylli “Çiljeta” në qiell nga afër.

Be the first to comment on "Pak ditë pasi humbi babanë, Çiljeta surprizohet nga Albani me një detaj mbresëlënës."

Leave a comment

Your email address will not be published.


*