Pas humbjes së të atit, Fahriye Evcen reagon për herë të parë me një mesazh frymëzues…

Aktorja Fahriye Evcen dhe njëherësh bashkëshortja e Burak Ozçivit muaj më parë përjetoi një humbje shumë të madhe.

Babai i saj ndërroi jetë.

Mediat turke në atë kohë shkruajtën se babai i aktores vuante nga një sëmundje e pashërueshme dhe kohët e fundit ishte shtruar në spital dhe se Fahriye Evcen ishte e shkatë.rruar pas ndarjes nga jeta të të atit, i cili ishte njeriu më i dashur për të.

Por ditën e djeshme me rastin e 8 mars-it aktorja ka reaguar për herë të parë me anë të një postimi në llogarinë e saj duke dhënë një mesazh frymëzimi për të gjitha femrat.

‘Këta duhet të jemi ne: Gjithnjë shkëndija e një drite, guxim autentik , vullnet të fortë dhe vetë fuqia’ ka shkruar në postimin e saj aktorja.

Kujtojmë që çifti vitin e kaluar u bënë prindër për herë të parë.

Fahriye solli në jetë një djalë me emrin Karan.

Aktorja së fundmi po planifikonte të rikthehej në ekran.

Ndërsa Burak Ozçivit është rikthyer duke luajtur në serialin “Osmani”.

Be the first to comment on "Pas humbjes së të atit, Fahriye Evcen reagon për herë të parë me një mesazh frymëzues…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*