Pasi 10-vjeçarja ndërroi jetë si pasojë e një sfide, Italia kërkon që Tik-Tok të bllokojë përdoruesit …

Pasi 10-vjeçarja ndërroi jetë si pasojë e një sfide, Italia kërkon që Tik-Tok të bllokojë përdoruesit…

Një ngjarje e rëndë u shënua në Itali dhe shkaku ishte aplikacioni Tik-Tok. Një vajzë 10-vjeçare ndërroi jetë, sepse po merrte pjesë në një sfidë në TikTok të quajtur “blackout” duke vendosur rrip rreth qafës dhe duke e mbajtur frymën dhe njëkohësisht duke e incizuar veten me telefon. 10-vjeçarja nga Palermo ndërroi jetë nga asfikisa dhe pas kësaj ngjarje tragjike pati reagime të shumta.

Për këtë arsye agjencia italiane për privatësinë e të dhënave ka urdhëruar aplikacionin TikTok që të bllokojë llogaritë e gjithë përdoruesve, për të cilët nuk është e mundur identifikimi i moshës.

Edhe pse TikTok është zotuar që do ta ndalojë regjistrimin e fëmijëve nën moshën 13-vjeçare, është e lehtë që ky rregull të anashkalohet. Prandaj u urdhërua që të bllokohen llogaritë e pavërtetuara të përdoruesve deri më 15 shkurt dhe të presë të dhënat e tjera nga autoritetet.

“Ne po analizojmë informacionet e marra nga autoritetet italiane. Privatësia dhe siguria janë një përparësi kryesore për TikTok dhe ne vazhdimisht po punojmë për të forcuar politikat dhe privatësinë për të mbrojtur të gjithë komunitetin dhe përdoruesit që janë më të rinj në moshë”, thuhet në një deklaratë të këtij aplikacioni. aplikacioni.

Be the first to comment on "Pasi 10-vjeçarja ndërroi jetë si pasojë e një sfide, Italia kërkon që Tik-Tok të bllokojë përdoruesit …"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*