Për herë të parë Princ Leka dhe Elia publikojnë fotot e vajzës së tyre dhe shkruajnë fjalë zemre: Ajo erdhi në ditën….


Leka dhe bashkëshortja e tij Elia Zaharia u bënë për herë të parë prindër të një vajze. Ndërkohë sot Elia Zaharia ka ndarë në profilin e saj zyrtar fotot e para familjare me vajzën e tyre në krah.

Ne i urojme dite te bukura se bashku.

Ajo thotë se:“Të dashur miq, ju falenderojmë përzemërsisht për urimet tuaja me rastin e lindjes së vajzës sonë, Geraldine. Të qenit prind është një bekim, që falë Perëndisë ne të dy po e shijojmë çdo moment!

Dita e lindjes së Princeshës sonë ishte veçanërisht emocionuese, pasi erdhi në ditën kur plot 18 vjet më parë, Mbretëresha Geraldine u largua nga kjo jetë. Për ne të dy ishte një përshëndetje nga bota e engjëjve!

Ne si prindër urojmë me gjithë zemër që Princesha e vogël Geraldine të rritet e shëndetshme, ta ketë zemrën të mbushur me dashuri, ta dojë dhe ta vlerësojë jetën, dhe jeta ta përkëdhelë me butësi dhe ëmbëlsi vogëlushen tonë” shkruan Princ Leka.

Be the first to comment on "Për herë të parë Princ Leka dhe Elia publikojnë fotot e vajzës së tyre dhe shkruajnë fjalë zemre: Ajo erdhi në ditën…."

Leave a comment

Your email address will not be published.


*