Pini 1 gotë birrë në ditë gjatë dimrit dhe do të shpëtoni nga keto sèmundje


Është e vërtetë që pijet alkoolike nuk kanë të njëjtat efekte dobiprurëse si lëngjet e freskëta të frutave, por sigurisht që edhe ato kanë anët e tyre pozitive për organizmin. Një prej tyre është edhe birra.
Një pije e cila është mbretëresha e tryezës sidomos gjatë ditëve të nxehta të verës.
Para së gjithash duhet t’ju kujtojmë se nuk duhet abuzuar kurrsesi me sasinë e saj.
Prandaj konsumojeni në mënyrë sa më të moderuar dhe të shëndetshme.

Birra është një bazë shumë e mirë e drithërave integrale si majaja e birrës, malti, misri dhe elbi.
Është e pasur me shumë elementë ushqyes si kalcium, zink, potas, fosfor dhe vitaminë B6.
Përmban po ashtu edhe fibra të tretshme që ndihmojnë tretjen e ushqimit dhe parandalojnë konstipacionin (kapsllëkun).
Një studim i fundit i bërë në Kinë ka treguar që konsumi i moderuar i birrës mund të parandalojë dëmtimin e neuroneve që më pas çojnë në shfaqjen e Alzheimerit dhe Parkinsonit.
Majaja e birrës ka aftësinë të reduktojë oksidimin e qelizave nervore duke bërë të mundur parandalimin e sëmundjeve të mësipërme.

Birra arrin të eleminojë toksinat e padëshirueshme në organizëm përmes urinimit. Ky efekt i saj diuretik ndihmon në shëndetin e veshkave dhe i mbron ato nga infeksionet ndryshme.
Zemra juaj do t’ju jetë mirënjohëse nëse pini një birrë në ditë pasi në këtë mënyrë mbroni shëndetin kardiovaskular dhe ulni rrèzìkun e shfaqjes së infarktit të miokardit dhe arteriosklerozës.

Nëse konsumoni dy gota birrë në javë jo vetëm që do të ulni sasinë e kolesterolit të keq në gjak LDL, por do të rrisni në mënyrë natyrale kolesterolin e mirë HDL.
Një tjetër fakt interesant është që konsumi i birrës gjatë dimrit ul mundësinë e prekjes nga gripi, ftohma dhe dhimbja e fytit.

Be the first to comment on "Pini 1 gotë birrë në ditë gjatë dimrit dhe do të shpëtoni nga keto sèmundje"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*