Po e kërkonte prej 61-vitesh, gjen të gjallë nënën 103-vjeçare

Po e kërkonte prej 61-vitesh, gjen të gjallë nënën 103-vjeçare

Po e kërkonte prej 61-vitesh, gjen të gjallë nënën 103-vjeçare

Një grua e moshuar ka gjetur nënën e saj 103-vjeçare pas 61 vitesh kërkime për ta gjetur. Eileen Macken, 81 vjeçe u rrit në Kirwan House, një jetimore pro tes tan te në Dublin, nisi përpjekjet për të gjetur nënën kur ishte 19 vjeçe.Rasti u bë publik në një radio. Macken u ndihmua nga një gjenealogjist, që e kishte dëgjuar më parë në stacionin e radios, duke diskutuar për çështjen e kërkimit të mamasë. “Nuk mund ta besoja kur dëgjova fjalën se ishte gjallë, gjithçka që unë dua të bëj është ta takoj atë”, tha Macken në një emision radiofonik. “Dua të ulëras: Nuk jam më jetime”, shtoi gruaja.

Në përpjekje për të gjetur prindërit, Macken bëri një test ADN-je. “Mami im është 103 vjeçe dhe së shpejti do mbush 104 vjeç”, shpjegoi ajo. “U përpoqa të flisja në telefon me të por nuk më dëgjonte. Dua vetëm të shkoj ta takoj”.

Be the first to comment on "Po e kërkonte prej 61-vitesh, gjen të gjallë nënën 103-vjeçare"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*