Po Mendojmë Që …”/ Çfarë Po Ndodh Me Virusin, Mjeku Brataj Bën Deklaratën E Rëndësishme…

Mjeku i njohur Skënder Brataj ka folur rreth situatës së pandemisë në vendin tonë.

Ai është shprehur se ka një stabilitet të situatës sa i takon shifrave të rasteve me koronavirus.
Ndërsa i pyetur nëse do të ketë masa të reja, ai tha se nuk është marrë ende një vendim për masa të reja, por as nuk mendohet që masat e marra anti-Covid të lehtësohen.

“Nuk është marrë vendim, jemi akoma në analizim të situatës, se si do të veprohet me masat e tjetra. Nuk ka datë të caktuar të datës së mbledhjes. Në një moment të caktuar vendoset. Në këtë moment nuk mund të flasim për lehtësim të masave. Publiku është më shumë i përgatitur për shtrëngim të masave.

Situatën e tanishme do ta shohim për 3 javët në vijim ose në fund të muajit. S’mund të mendohet në lirim të masave. S’kemi kaluar tek masat e shtrënguara. S’do të rrezikoja personalisht në lirim masash. Testet e shpejta do të ndihmojnë, pasi përgjigja merret në 30 minuta. Aty ku punohet dhe në urgjencat e spitaleve.”, tha Brataj.

Be the first to comment on "Po Mendojmë Që …”/ Çfarë Po Ndodh Me Virusin, Mjeku Brataj Bën Deklaratën E Rëndësishme…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*