Poeti Nga Shqipëria Shkruan Poezi Për Vjosa Osmanin: Mos U Tutni Nga Vjosa, Burra!

Poeti nga Shqipëria shkruan poezi për Vjosa Osmanin: Mos u tutni nga Vjosa, burra! (Kushtuar, Vjosa Osmanit)! Me mustak dhe pa mustak Me kushtetutë dhe kanun,Mos u tutni nga Vjosa burra,Këndej dhe andej Morinit,Vjosa është lum,Vjosa eshte valë,Vjosa është dallgë,

Vjosa është shkumb,Vjosa është dritë,Vjosa është nder,Vjosa është krenari,Vjosa është dituri,Vjosa rrezaton,Vjosa nuk vret,Vjosa guxon,Vjosa flet…

Hapni rrugën burra,Mos largoni brigje,Vojsa don ura,Vjosa është zana,Vjosa është gurraVjosa është Shqiponja,Vjosa është ora,.

Bani vend burra,Burra me mustak,Burra pa mustak,burra me kapuç,Burra me frak,Ka ardhë koha,
Kosova, Shqipëria,Tash ka në skenë Vjosa,Ka Nora dhe Shota,E tyre është epoka.

Mos u tutni burra,Lironi frona,Hapni udha,Ngrini ura,Asfaltoni horizonte,Kaltërim qiej,Të marrshojnë Vjosat,Teutat,Nanat edhe motrat,Të mençurat, të bukurat,Kombi i lyp,I lyp dhe trolli.S’ka si syni i hanës,S’ka si shpirti i nanës,si qerpiku i diellit,Udha e Ilirianëve,Arbnorëve të shekullit.

Lëshoni postet burra,Koha po thërret,ora po troket,Në ball po del grueja,Sot është Vjosa,Nesër Margarita,Teuta dhe Shota.

E patë mbrëmë hanën,E patë sot Tiranën,E patë shtet amën,Dritur në ngazëllim,Priti Vjosa Osmanin,Priti Presedenten,Lidhi me drita ylberi,Tiranë e Prishtinë,dy pjese Mëmëdheu,zemra në një.!!

Vjosa si Shqiponja,simboli kuq e zi,Gjithë përbashkuar,Kryefjalë në shekuj,Shqipëria ka qenë,asht,dhe do mbetet,NJË!!!

Be the first to comment on "Poeti Nga Shqipëria Shkruan Poezi Për Vjosa Osmanin: Mos U Tutni Nga Vjosa, Burra!"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*