Prekëse/ Nëna e humbi beben e parë shumë vite më parë: Zoti e lumturoi me një fëmijë tjetër në moshën 57-vjeçare…


Një nënë 57 vjeçare është bërë një nga gratë më të vjetra në botë, që lindi fëmijë. Barbara Higgins mirëpriti në jetë djalin e saj Jack më 20 mars. Foshnja e porsalindur u krijua me anë të trajtimit IVF me burrin Kenny Banzhoff.

Barbara, nga New Hampshire, SH.B.A., dëshironte të kishte një fëmijë pasi vajza e saj Molly v diq fatkeqësisht pesë vjet më parë.

Ajo i tha NBC Boston: “Fillova të shoh këto ëndrra që dëshiroja të kisha një fëmijë dhe mendova të kisha një tjetër fëmijë”.

Nëna e cila gjithashtu ka një fëmijë të quajtur Gracie, thotë se ëndërrimi i foshnjave e ndihmoi atë në procesin e saj. Kenny, 65 vjeç, është i kënaqur që ëndrrat e partneres së tij janë realizuar.

Sipas Rekordeve Botërore të Guinness, Maria del Carmen Bousada Lara është gruaja më e vjetër që lindi fëmijë. Gruaja spanjolle ishte 66-vjeç kur lindi binjakë në vitin 2006.

Be the first to comment on "Prekëse/ Nëna e humbi beben e parë shumë vite më parë: Zoti e lumturoi me një fëmijë tjetër në moshën 57-vjeçare…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*