Pse u largua nga aktrimi dhe a do të kthehet sërish në sheshxhirim? Ja çfarë thotë ‘Sulltaneshë Mihrimah’

Aktorja turke Pelin Karahan u bë e njohur për publikun shqipar me rolin e Sulltaneshë Mihrimah tek seriali i cili po transmetohet sërish në tv Klan ‘Sulltani i madhërishëm’.

Por aktorja kur ishte në kulmin e karrrierës së saj u detyrua të largohej pas martesës së saj në vitin 2014 me Bedri Guntay.

Kjo për faktin se ajo më pas u bë nënë e dy djemve prej një periudhe të shkurtër dhe në fotot e publikuara nga aktorja duket që është shumë e lumtur me jetën e saj.

Por së fundmi teksa ndodhej në një qëndër tregtare ajo është fotografuar dhe pyetur nga gazetarët .

E pyetur nëse do të kthehet sërish në profesionin e saj Pelin u shpreh:

‘Tani kam filluar t’i shoh ofertat që më vijnë me shumë vëmëndje pasi fëmijët më janë rritur dhe kam kohë të lirë për projekte të reja. Nuk ka rëndësi ku transmetohet seriali në internet apo televizor por do të kthehemm nëse më vjen një propozim i duhur.’

Be the first to comment on "Pse u largua nga aktrimi dhe a do të kthehet sërish në sheshxhirim? Ja çfarë thotë ‘Sulltaneshë Mihrimah’"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*