Rama falënderon nënën e ndjerë dhe gruan: Më ka ndjekur si hije…/ Ai tregon se pse djali i vogël nuk ka ardhur në shesh

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer falënderimet për nënën e tij të ndjerë, Anetën, gruan e tij Linda Ramën dhe për fëmijët e tyre.

Rama nuk ka kursyer batutë për të birin Zaho duke thënë se nuk është i pranishëm në shesh për shkak se nuk i mori dot të gjitha votat.

Edi Rama: Kjo është fitorja ime e parë në mungesën e dikujt që më ka ndejtur pranë, më ka ndjekur si hije me dashurinë pa kushte dhe me përkujdesjen e paepur, dikush që më m ungon shumë sot mes jush dhe shpresoj që më sheh sot nga lart, nëna ime Aneta.

Një falënderim të veçantë për gjysmën time më të mirë dhe të vetmen opozitë që nuk e mund dot por kënaqem kur kap barazimin, Linda Ramën, mamanë e palodhur të Zahos, nënën krenare të Reas dhe shoqen besnike të Gregut. Linda është guri që na mbledh, burimi që na ushqen dhe drita që na energjizon ne të katërve, grua shumë faleminderit. Falemiderit dhe Reas e Gregut që nuk na shkaktoni asnjë dh imbje koke.

Zaho nuk erdhi se është i mër zitur, nuk pajtohet dot me faktin që unë i mora të gjitha votat, ndërsa ai asnjë votë megjithëse bëri fushatë në Vlorë.

Be the first to comment on "Rama falënderon nënën e ndjerë dhe gruan: Më ka ndjekur si hije…/ Ai tregon se pse djali i vogël nuk ka ardhur në shesh"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*