Romeo e la për të bijën e ministrit/ Flet Jonida Maliqi: Po ne vazhdojmë të flasim bashkë…

Jonida Vokshi dhe Romeo Veshaj i kanë dhënë fund lidhjes që në muajin nëntor, mirëpo ky lajm u bë i ditur vetëm pak ditë më parë.

Mbrëmjen e sotme e ftuar në “Prive”, Jonida foli gjerë e gjatë për jetën private dhe ndarjen nga aktori.
Ajo tha se ndarja e tyre nuk ka pasur një arsye konkrete, por gjërat mes tyre ishin zbehur.

“Ka qenë një histori shumë e bukur. Ashtu siç i ndodh çdokujt, vjen një moment që çdo gjë zbehet dhe nuk ka asnjë arsye konkrete, më besoni.
Unë gjërat nuk i përjetoj më si të isha 15-vjeç, e di çfarë dua dhe çfarë të pres nga një marrëdhënie.
Jemi ndarë si miq, vazhdojmë hera-herës të komunikojmë me njëri-tjetrin”, tha ajo.

Be the first to comment on "Romeo e la për të bijën e ministrit/ Flet Jonida Maliqi: Po ne vazhdojmë të flasim bashkë…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*