Rozana Radi prek me dedikimin për të atin e saj: Mos e lini këtë dorë…

Këngëtarja Rozana Radi shpeshherë ka treguar nëpërmjet rrjeteve sociale mungesën që ndjen për prindërit e saj e veçanërishttë babain e saj Ferdinand Radin.

Dhe ditën e sotme ajo me anë të një postimi e ka kujtuar të atin e ndjerë.

“Mos e lini këtë dorë të shkojë. Nuk do të ketë asnjë dorë tjetër në jetë si ajo e babait. Nuk ka, jo nuk ka”, shkruhet në foton e publikuar.

Më tej ajo e shoqëron postimin me të tjera fjalë, duke treguar mungesën e madhe që ndjen për të atin që nuk e ka pranë:

“Sa vite u bënë sot që s’je më? Po më duken më shumë se shumë! #ferdinantradi #daddy #missyou #mylife”.

Kujtojmë që Ferdinand Radi është ndarë nga jeta 16 vite më parë në vitin 2004.

Fillimet e veta Radi i ka në sportin e futbollit, ku nga viti 1958 deri në vitin 1962 luajti me ekipin e parë të Dinamos, derisa mbaroi shkollën e mesme, por që në një moment iu desh të zgjidhte midis sportit dhe artit.

Vendosi për këtë të fundit.

Kulmet artistike në film, aktori i pati si Zani nga “I treti”, kapter Mevlani nga “Historiani dhe kameleonët”, ku u nderua me kupën e Festivalit të IX, Sejmeni tek “Balada e Kurbinit”, arixhiu nga “Vdekja e kalit” si dhe roli i fundit i Mishariut në filmin “Nata”.

Be the first to comment on "Rozana Radi prek me dedikimin për të atin e saj: Mos e lini këtë dorë…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*