“Sa shumë Marse pa ty”, Rozana Radi kujton nënën: Gëzo në qiell mam!

Jo të gjithë e kanë mundësinë që sot të urojnë nënën e tyre. Sot në këtë ditë të veçantë, në Festën e 8 Marsit, artistja shumë e dashur për publikun, Rozana Radi, ka kujtuar të ëmën e ndjerë. Ajo e ka ndjerë më shumë se kurrë mungesën e saj dhe i ka bërë një urim prekës në rrjete sociale.

Rozana ka publikuar në Instastory një video ku shihet duke ngritur dolli për të dhe fillimisht shkruan disa rreshta për të gjithë, që ta kuptojnë rëndësinë e nënës. “Gëzojuni nënës çdo sekond! Nuk ka dashuri më të madhe se ajo e nënës. Të hapësh derën e shtëpisë e të dish që ajo është aty duke të pritur. Përqafoni fort dhe falenderoni Zotin që t’jua lërë sa më gjatë.”

Më pas ajo i është drejtuar të ëmës me fjalët më të ndjera: “Gëzo në qiell mam! Një dolli për ty që më rrite e më mësove ç’është dashuria. Nuk kam njohur dashuri më të madhe se ajo e jotja. 27 vite me ty kanë qenë vite të arta. Çdo dhimbje, çdo brengë, çdo mërzi kalonte sa mbështetesha në prehrin tënd. Shpresoj të jem krenaria jote!”

Po ashtu Rozana ka publikuar dhe një foto të nënës në një moshë të re në profilin e Instagramit, me mbishkrimin e trishtë: “Sa shumë Marse pa ty mam!”

Be the first to comment on "“Sa shumë Marse pa ty”, Rozana Radi kujton nënën: Gëzo në qiell mam!"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*