Saimiri në të vërtetë nuk është si shfaqej në “Love Story” dhe këtë e tregon Meri

Meri dhe Saimiri po e vazhdojnë njohjen e tyre pas përfundimit të “Love Story”, edhe pse jo ashtu siç publiku e kishte imagjinuar. Dyshja po vazhdojnë komunikimin në distancë pasi Saimiri është rikthyer në Gjermani ndërsa Merit i duhet ende më shumë kohë për të marrë vendimin për t’u larguar nga këtu.

Në një intervistë për “Bordo”, Meri tregon se komunikon vazhdimisht me Saimirin dhe po e njeh më shumë atë. Madje tani ka zbuluar edhe sesi është ai përtej ekranit.

“Unë i njoh njerëzit duke parë edhe detajet më të vogla tek ai person dhe Saimiri është një djalë i respektueshëm, i ndjeshëm, familjar, ka shumë humor dhe këto bëjnë që unë tërhiqem shum prej tij. Diçka e re në karakterin e tij është se nuk është aq romantik sa dukej gjatë kohës në program”-shprehet Meri.

“Thjesht ai ka tipin serioz, por me njerëzit e afërt është shumë ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim gjatë kohës në Love Story”-vazhdon ajo.

Meri tregoi se Saimiri e ka prezantuar me mamanë dhe kushërirën e tij dhe pohoi se do të pranonte nëse ai do t’i propzonte për martesë.

Be the first to comment on "Saimiri në të vërtetë nuk është si shfaqej në “Love Story” dhe këtë e tregon Meri"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*