Shkurte Fejza uron shqiptarët për vitin e ri/ Iktë e mos u ktheftë ky vit

Shkurte Fejza uron shqiptarët për vitin e ri/ Iktë e mos u ktheftë ky vit

Shkurte Fejza uron shqiptarët për vitin e ri/ Iktë e mos u ktheftë ky vit

Këngëtarja e famshme kosovare, Shkurte Fejza ka analizuar vitim që po e lëmë pas. Bilbili i këngës shqipe ka vlerësuar se viti 2020 ishte i rëndë dhe uron që një i tillë mos të përsëritet.Shkurta ka përmendur edhe disa ngjarje politike në vend gjatë këtij viti duke dhënë edhe kritika.

“Iku edhe ky vit, dhe të gjithë kemi dilema si ta quajmë. Vit i RENDË apo i MBRAPSHTË. Gjatë këtij viti u ndanë nga ne për të shkuar në amshim shumë artiste, të cilët lane gjurmë të thella në kulturën tonë.

Nuk pati dasma e gëzime ku martohen të rinjtë dhe përtërihet jeta, por edhe lulëzon vendi dhe ekonomia e cila këtë vit është goditur rëndë dhe pasojat do të reflektohen në të gjitha sferat e jetës.

Ne këngëtarët mund ta quajmë edhe VITI ZERO, sepse u anuluan të gjitha aktivitetet dhe si rrjedhojë kemi pasojat e zero punë dhe zero të ardhura për një vit të tërë.

Të gjitha këto e rënduan jetën tonë .Çka me i thënë këtij viti, vetëm: Shkoftë e mos u ktheftë më kurrë. Uroj të gjeni force dhe kurajo të festoni dhe të kaloni mirë me familjet tuaja pranë të dashurëve tuaj. Gëzuar gjithmonë me ju”, shkruan Shkurte Fejza në Facebook.

Be the first to comment on "Shkurte Fejza uron shqiptarët për vitin e ri/ Iktë e mos u ktheftë ky vit"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*