Shqiptarja e njohur humbi nënën nga korona/ I nisi me temperaturë dhe…VIDEO

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë e ftuar blogerja e njohur Linda Dido, e cila shpesh herë ka qenë në studion për të folur për trendet e fundit të modës, por sot ka ardhur të rrëfejë momentin e saj më të vështirë në jetë, ndarjen nga jeta të nënës së saj për shkak të Covid-19.

Një ndarje e parakohshme nga jeta që ka lënë një dhi mbje të madhe tek ajo, por mbi të gjitha ka lënë dhe shumë kujtime pas që ajo do t’i ruaj gjithmonë.

Linda Dido: Kishte një temperaturë 37, pasi morëm përgjigjet e testit kontaktuam një mjek specialist dhe i dha një kurë intensive dhe vumë re që mami pati goxha përmirësim. Pasi bëmë një kontroll të dytë, kishte një prekje të papërfillshme të mushkërive. Por gjatë asaj kohe na u infektua dhe babi në shtëpi. Babi e pati virozë sepse e kishte marrë nga mami dhe ishte kapur m shpejt sesa mami.

Rudina Magjistari: Aparaturat e oksigjenit si i siguruat?

Linda Dido: I kemi blerë, çdo gjë i kemi blerë, nuk mund të gjenim dot një aparaturë me qira. Kemi blerë dy aparatura oksigjeni duke qenë se dhe babi kishe nevojë për oksigjen dhe dy bombola oksigjeni, pasi aparaturat mamit nuk po i bënin efekt.

Rudina Magjistari: Sa ju kushtoi aparatura e oksigjenit? Linda Dido: Njëra ka kushtuar diku tek 1200 euro dhe tjetra 900 euro.

Rudina Magjistari: Po të kishte qenë në spital, çfarë mund të ishte bërë ndryshe, si mendon?

Linda Dido: Në shtëpi unë u bëra në një farë mënyre mjeke e të dyve dhe them ndoshta nuk isha aq e aftë për të këtë gjë. Ky është problemi që ne kemi dëgjuar aq shumë për spitalet dhe normalisht kemi parë rastet e fundit dhe të gjithë si fëmijë kishim shumë fr ikë që ta çonim mamin në spital deri në momentin nuk po e furnizonin as aparaturat që ne kishim në shtëpi.

Be the first to comment on "Shqiptarja e njohur humbi nënën nga korona/ I nisi me temperaturë dhe…VIDEO"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*