Sonida që është e famshme kërkon burrë/ Qenka lodhur duke i gatuar vëllait

Vëlla e motër, Genardi dhe Sonida Hajdini, janë tepër të njohur në rrejte sociale.

Videot e tyre gazmore, ku shpesh përfshijnë dhe babain e tyre Paqësorin, tërheqin vëmendjen e fansave.
Dyshja e famshme, ishte e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Ftesë në 5”, ku po flisnin për simbolin e festës së Krishtlindjeve, bredhin e festës.

Genardi dhe Sonida, u pozicionuan tek personat që këtë vit e kanë ndërtuar bredhin rreth një muaj para festës.

Ndërkaq, teksa moderatorja Bieta Sulo, pyeti se çfarë dëshire menduan kur ndërtuan bredhin, Sonida u shpreh se shpreson që përgjatë 2021 të martohet, deklaratë kjo që u shoqërua me të qeshura nga të ftuarit. “Dëshira ime është të martohem, të gjej burrë.
Dasmë 2021, dasmë”, tha Sonida.

Be the first to comment on "Sonida që është e famshme kërkon burrë/ Qenka lodhur duke i gatuar vëllait"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*