Sonila Meco humb njeriun e dashur nga korona/ Prek në zemër me fjalët që thotë për të

Moderatorja e njohur Sonila Meço ka reaguar me një mesazh mjaft prekës për ndarjen nga jeta të mjekut Drini Dobi, i cili po kurohej në Itali pas infektimit me COVID-19.

Online Harassment and Abuse of Albanian Journalist Reported by Mapping Media Freedom – Exit – Explaining Albania

Në një postim të gjatë për mjekun, pas ndarjes së tij nga jeta, Meço është shprehur se ishte me fat që e kishte njohur.

“Derisa ta na puqë përjetësia kujdesu për familjen e shtrenjtë nga lart, siç di veç ti! Dhe e di se do të të teprojë bash edhe për ne, sepse ky ishe, e do të mbetesh Përgjithmonë Drin!,”-shkruan ndër të tjera ajo.

POSTIMI I PLOTË:

Përgjithmonë Drin! Vrrullshëm e i bardhë, ashtu jetove, shenjuar nga emri, që u bë edhe fati im në jetë siç ma kujtoje shpesh kur në ankth për të shtrenjtë të thoja:
“Drin jam në merak”…si më qetësoje? “Drinat janë shpëtimi yt.” Dhe ishe shpëtimi, fytyra e ëmbël e shpresës, mishërimi i përkorë i njerëzores.

Në netë ankthi e stresi na sugjeroje një gotë verë të kuqe, do ta lë sonte të më bëjë shoqëri, ëmbël e ngrohtë me kujtimet e një miku zemre, që diti të kurojë mjeshtërisht mendje e shpirtra. Një gotë për ty Drin, në vetmi pa shpjegime do mësojmë ta pranojmë mungesën tënde të dhimbshme, por sa herë të bëhemi dy, tre, dhjetë do ngremë kokën, do na shohësh nga lart ashtu “telendarë” tokësorë (shprehja jote e pandashme), por përjetësisht mirënjohës për fatin që të njohëm, deshëm e na deshe!
Derisa ta na puqë përjetësia kujdesu për familjen e shtrenjtë nga lart, siç di veç ti! Dhe e di se do të të teprojë bash edhe për ne, sepse ky ishe, e do të mbetesh Përgjithmonë Drin!

Be the first to comment on "Sonila Meco humb njeriun e dashur nga korona/ Prek në zemër me fjalët që thotë për të"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*