Sot është milioner, po dikur ka qenë në pikë të hallit/ Bes Kallaku zbulon sa e ka pasur pagën e parë në Portokalli…


Aktori i njohur Bes Kallaku ka qenë i ftuar special këtë të shtunë në emisionin “Soiree” ka shfaqur një anë tjetër të tij që nuk e njihnim.

Ndërkaq, aktori ndër të tjera ka treguar edhe rrogën e parë që ka marrë tek Portakallia.

“Si u bë ky njeri në kaq pak kohë edhe i suksesshëm edhe i pasur?”, e ka pyetur moderatorja Jonida Shehu.

“Realisht njerëzit thonë ku i boni ky dhe si u bë ky në kaq pak kohë. Nuk janë pak kohë. Janë 18 vite që unë jam pjesë e jetës publike.

Në vitin e parë, në sezonin e parë në Portokalli, ku të gjithë kishin rroga shumë më të mira, unë isha me minatorin dhe gjithë Shqipëria e njihte Gjinin dhe kam marrë 300 mijë lekë në muaj (të vjetra), por ikja, vija prej Fushë-Kruje dhe më shkonte 20 mijë lekë (të vjetra) dita”, është përgjigjur Bes Kallaku.

Be the first to comment on "Sot është milioner, po dikur ka qenë në pikë të hallit/ Bes Kallaku zbulon sa e ka pasur pagën e parë në Portokalli…"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*