Ta Prek Shpirtin Me Rrëfimin Albi Nako: Kam Një Sëmundje Të Keqe Nuk Kërcej Dot Më Po Më Plas Shpirti

Balerini dhe koreografi i njohur, Albi Nako, ka folur si rrallëherë ditën e sotme për jetën e tij private.

Gjatë një interviste në “Wake Up”, balerini tregoi se “po i plas shpirti” që nuk kërcen dot, teksa rrëfeu si rrallëherë për sëmundjen që e ka larguar nga skena.

“Nuk jam në profesion prej 6 vitesh, kam pasur një sindromë në këmbë e gjunjë që më është shfaqur dy herë, duke marrë gjithë mjekimet dhe farmacitë me rradhë gjërat përkeqësoheshin dhe u detyra me mjekime popullore u riktheva, por është një lloj problem gjymtyrësh që unë nuk duhet të kërcej,

madje as vrap nuk duhet të bëj dhe këto janë kostot e profesionit, quhet sëmundje e mosha të reja profesionale.
Kjo më bëri të largohem nga skena, më plas shpirti ndonjëherë që të kërcej, e bëj por mund të kem kosto nga mbrapa,”- ka treguar Albi.

Sigurisht, ai s’mundi t’i shpëtonte pyetjeve për jetën sentimentale dhe marrëdhënies së shumëpërfolur me Alba Hoxhën.
“Kam pasur raste dhe me mikesha të shkollës, me Uedën kemi qenë për darkë dhe nxori një foto me mua e na martuan. Nuk e di pse funksionon kështu.”- tha ai.

Be the first to comment on "Ta Prek Shpirtin Me Rrëfimin Albi Nako: Kam Një Sëmundje Të Keqe Nuk Kërcej Dot Më Po Më Plas Shpirti"

Leave a comment

Your email address will not be published.


*